Telenews

Zaimi i VV’së reagon pas deklaratës së Vuçiq, thotë se ai po planifikon t’i vrasë 5-6 serbë në Veri

Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Arber Zaimi, thotë se plani i Vuçiqit para takimit në Bruksel është që të shkojë në bisedime duke bartuar emra të vrarësh me vete, pasi presidenti serb tha se Prishtina po planifikon “të vrasë 6-10 serbë të armatosur që mund të rezistojnë me armë në veri”

Zaimi ka thënë se me deklaratën e bërë Vuçiq ka treguar planin dhe objektivin e tij.

“Vuçiqi kur po thotë se “Kosova dëshiron të vrasë 6-8 serbë që veprojnë të armatosur në veri të vendit”, tregon planin dhe objektivin e vet. Disa serbë të armatosur të cilët terrorizojnë popullsinë vendase, që gjuajnë me armë kundër policisë e cila patrullon kundër kontrabandës, që gjuajnë me shuplaka para syve të fëmijëve familjarët që udhëtojnë me makina, Vuçiqi po dëshiron t’i shpallë martirë para vaktit. Ai ka nevojë që në Bruksel të marrë me vete emra të vrarësh, sepse argumente nuk i kanë mbetur më”, ka shkruar ai.

Të ngajshme

Musliu: Populli po e bën të veten, tash është radha e shtetit

Rrezarta Ramaj

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Rrezarta Ramaj

Eksplorohet shpella më e thellë në Kosovë!

Yllka Gashi