Telenews

Zbulohen arsyet e dorëheqjes së drejtorit të Onkologjisë

Ndonëse vetëm një muaj qëndroi si drejtor në Klinikën e Onkologjisë, Ardian Millaku tashmë e ka paraqitur dorëheqjen e tij në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Millaku për KosovaPres tha se arsyet e dorëheqjes së tij  kanë të bëjnë vetëm  me dëshirën për ta vazhduar kontributin e tij si profesionist shëndetësor e jo si menaxher. 

Ai tha se të martën e kësaj jave e ka dorëzuar dorëheqjen, por që ende nuk ka marr ndonjë aprovim nga drejtoria e ShSKUK-së.

“Unë vetëm e kam paraqitur dorëheqjen, ende nuk ma kanë aprovuar ata… Të martën e kam paraqitur… Duke e parë që është më e arsyeshme me kontribu si profesionist me pacientë dhe mos me u marr më shumë me çështje administrative me humb kohë dhe energji. Nuk munda të përshtatem me pozitën menaxheriale, mu duk më e arsyeshme me u kthy si profesionist. Asnjë arsye tjetër nuk ka pasur, çështje personale familjare gjëra që as presione, as diçka të keqe vetëm personale… Vetëm e kam paraqitur ende nuk e kanë aprovuar” , u shpreh ai.

Në fund të muajit prill  onkologu, Millaku bashkë me disa drejtorë tjerë të rinj që ishin përzgjedhur në disa klinika të QKUK-së, kishin nënshkruar kontratën e punës për pozitat menaxheriale.

Para Ardian Millakut Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e ka udhëhequr onkologu, Iliri Kurtishaj.

Të ngajshme

Si të kujdeseni për lëkurën tuaj gjatë shtatzënisë – çfarë është e sigurt për t’u përdorur dhe çfarë duhet të shmangni

Rrezarta Ramaj

CILAT USHQIME DUHET T’I HANI MË SHPESH GJATË DIMRIT?

Rrezarta Ramaj

Kardiologët thonë se këto veprime po ju shkatërrojnë zemrën

Rrezarta Ramaj