Telenews

Zbulohen datat kur do të luajnë Llapi, Drita e Gjilani në Conference League

Tri skuadrat kosovare, Llapi, Drita dhe Gjilani i mësuan sot emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballen në rrethin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League pas shortit të hedhur sot në Nyon të Zvicrës.

Fituesi i Kupës, Llapi do të përballet me ekipin malazez, Buduçnost nga Podgorica, shkruan “Gazeta Express”.

Kurse, Gjilani do të ketë punë me ekipin nga Letonia, FK Liepaja, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkaq, nënkampioni dhe finalisti i Kupës, Drita do të ketë punë në këtë rreth me ekipin finlandez, Inter Turku.

E ndërkohë, UEFA e ka publikuar edhe orarin e ndeshjeve.

Kështu, skuadrat kosovare ndeshjen e parë përkatëse do t’i luajnë më 7 korrik, kurse atë të kthimit më 14 korrik, shkruan “Gazeta Express”.

Të tri ekipet kosovare, në duelet e para do të jenë mysafire.

E në rast se ndonjëri prej ekipeve kosovare do të kalojë në rrethin e dytë kualifikues, angazhimet në këtë fazë do t’i ketë më 21 e 28 korrik. /Gazeta Express/

The post Zbulohen datat kur do të luajnë Llapi, Drita e Gjilani në Conference League appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Talenti i Bayern Münchenit zgjedh Kosovën, Erblin Osmani pajiset me pasaportë –

KushtrimGuraj

“Topi i Artë” zhvendoset në Londër, zbulohet data e ceremonisë dhe favoritët

Rrezarta Ramaj

Kosova parakalon në ceremoninë përmbyllëse të “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj