Telenews

Zbulohet bashkëpunimi në mes të Beatrix Ramosaj, DJ Dagz dhe DJ PM

Fluksit të bashkëpunimeve verore po iu bashkohet edhe këngëtarja e njohur, Betarix Ramosaj.

Teksa së fundmi festoi ditëlindjen e 29-të, vëllai i saj, këngëtari Alban Ramosaj ka zbuluar se artistja po sjell një duet të ri muzikor.

Këtë herë Beatrix është bërë bashkë me DJ Dagz dhe DJ Pm për të lansuar një bashkëpunim që pritet të publikohet më 30 qershor.

Kështu bëri të ditur Albani në një postim në Instagram në të cilin krahas urimit për ditëlindjen, njoftoi edhe këngën e re të Beatrix.

“GinTonic ft Beatrix Ramosaj, DJ PM dhe DJ Dagz. Me 30 qershor. Po ju lajmëroj pa lejen e Einxhel, nuk po e bëj tag me shpresë që nuk do e shoh”, ka shkruar Albani në mbishkrimin e imazhit.

Kujtojmë që kënga e fundit e Beatrix është “Më ndikon” që solli në tetor të vitit të kaluar.

Në anën tjetër, DJ PM dhe DJ Dagz sapo kanë lansuar bashkëpunimin me Lumi B, Majk dhe Zaza “Sevdali”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Ramosaj (@albanramosaj)

Të ngajshme

Xheneta nuk kursehet, zbulon sekretin e Mateos

Valjeta Turkaj

Dështon surpriza romantike e Mateos, Brikena nuk reagon pas luleve të vendosura në krevat nga banori

Rrezarta Ramaj

Stenaldo kërkon ndihmë për një shtëpi

Rrezarta Ramaj