Telenews

Zbulohet identiteti i tyre, këta janë hajnat që vodhën 20 mijë euro në Pejë, Policia i kapi në afat rekord

Sinjali raportoi sot për vjedhjen e 20 mijë eurove nga vetura e pronarit të kompanisë ‘Termoteknika’ në Pejë. Çanta me para dyshohet se u vodh nga 3 persona të cilët Policia ka arritur t’i kap në afat rekord.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se tre të arrestuarit janë Mërgim Arifajn, Enis Hasanramaj dhe Hamzë Alimusaj. Ky i fundit siç mëson Sinjali është punëtor i Hotelit King në Pejë.

Edhe rasti dyshohet se ka ndodhur derisa viktima ka qenë në këtë hotel, periudhë kjo që u shfrytëzua nga hajnat, të cilët duke vepruar si grup morën 20 mijë eurot.

Pas arrestimit, Policia ka kryer kontroll në shtëpitë e të dyshuarve, me ç’rast te njëri prej tyre janë gjetur parat e vjedhura.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 7 korrik

Erzana Fazliu

Shpërthen zjarr i madh përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë

Valjeta Turkaj

Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

Valjeta Turkaj