Telenews

Zbulohet kontrabanda e 350 palë atleteve sportive në Prizren

Në regjionin e Prizrenit, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet të dyshimtë dhe e kanë ndaluar për kontroll.

Gjatë kontrollit është zbuluar një sasi prej 350 palë mbathjesh sportive pa prejardhje, që besohet se janë kontrabanduar në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Përveçse janë kontrabandë, këto mbathje sportive janë marka të falsifikuara, duke shkelur ligjin për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale (DPI).

Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe është inicuar procedura kundërvajtëse.

source

Të ngajshme

Mbi gjysmë miliard euro tatime të mbledhura për vetëm 5 muaj

Blearta

Zbulohen disa emra të cilët do të marrin pjesë në ”Ndeshjen e Yjeve”

Blearta

Anulohet koncerti i Yllit në Malmo, kjo është arsyeja

Blearta