Telenews

Zbulohet kush ia vendosi tritolin lokalit të Noizy-t

Është zbuluar pas tashmë më shumë se një viti, se kush e ka vendosur tritolin në lokalin e këngëtarit të njohur të muzikës shqiptare, Noizy, në qershor 2022.

Ka qenë në fakt dëshmia e Artan Tafanit, tashmë i penduar i drejtësisë, ajo e cila ka zbuluar se lënda eksplozive është vendosur nga banda e Laert Haxhiut.

Ky i fundit, është një prej personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe ndodhet aktualisht në burg në Greqi.

Gjashtë vrasje dhe pesë shpërthime në objekte i janë atribuuar këtij grupi, mes të cilëve edhe ai në lokalin e Noizyt.

Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të 8 qershorit 2022, ku fatmirësisht nuk ka pasur persona të tjerë brenda dhe ngjarja mbeti vetëm në dëme materiale.

 

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj