Telenews

Zbulohet oferta e re që Barcelona po e përgatit për Lewandowskin

Barcelona është duke e përgatitur ofertën e re dhe zyrtare për Robert Lewandowskin.

Sipas gazetarit nga “Bild”, Philipp Kessler, bëhet fjalë për një ofertë prej 50 milionë eurove, transmeton Gazeta Express.

Klubi katalunas shpreson që kjo ofertë do t’i bindë krerët e klubit të Bayern Munichit për ta shitur Lewandowskin.

Sulmuesi polak vazhdon të jetë prioritet i Barcelonës, teksa edhe lojtari e ka shprehur haptazi dëshirën e tij për t’u larguar nga “Allianz Arena” në afatin kalimtar të kësaj vere.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit ka kontratë të vlefshme me Bayern Munichin deri më 30 qershor 2023. /Gazeta Express/

The post Zbulohet oferta e re që Barcelona po e përgatit për Lewandowskin appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Futbollisti i Manchester United nuk merr ftesë nga Anglia

Blearta

Zyrtare: Lista e Gjermanisë për Botërorin, ka befasi

Valjeta Turkaj

​“Fadil Vokrri” ndez dritat për finalen e madhe të Kupës së Kosovës

Valjeta Turkaj