Telenews

Zbulohet orari i sezonit të ri të Premierligës

Premierliga e ka zbuluar sot orarin e sezonit të ri, i cili do të nisë në pjesën e parë të gushtit.

Më saktësisht, edicioni 2022/23 do të fillojë më 5 gusht, ditë e premte, me ndeshjen ndërmjet Crystal Palacet me rivalin londinez, Arsenal.

Kampioni i dy viteve të fundit, Manchester City do ta nisë rrugëtimin e mbrojtjes së titullit me duelin që do ta zhvillojë në udhëtim me West Hamin, shkruan “Gazeta Express”.

Nënkampioni, Liverpool po ashtu do të luajë si mysafir pasi do ta vizitojë Fulhamin.

Kurse, Manchester Unitedi do të shpresojë në një sezon më pozitiv duke nisur gjithçka me duelin ndaj Brightonit.

E ndeshja kryesore e xhiros së parë do të jetë ajo në mes të Evertonit me Chelsean, e cila do të luhet më 6 gusht. /Gazeta Express/

The post Zbulohet orari i sezonit të ri të Premierligës appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Spalletti para ndeshjes me Juventusin: Të gjithë lojtarët janë gati, edhe ata që kanë ardhur nga Kombëtaret!

KushtrimGuraj

Një tjetër yll i Barcelonës përfundon në radarin e Arabisë Saudite

KushtrimGuraj

Lajm bombastik nga Spanja, Xavi merr drejtimin e gjigantit italian

KushtrimGuraj