Telenews

Zbulohet paga astronomike e Sadio Manes te Bayern Munichu

Sadio Mane tashmë është lojtar i Bayern Munichut, pas kompletimit të transferimit nga Liverpooli.
Bavarezët paguan 41 milionë euro për shërbimet e senegalezit te The Reds.
Mane u largua nga Liverpooli, pasi nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës me kushte të përmirësuara.
Lojtari fitonte mbi 100 mijë euro në javë te klubi anglez, por te kampioni i Bundesligës merr dukshëm më shumë.
Në muaj, Mane fiton plotë 1,6 milion euro në muaj, ndërsa në sezon i bije mbi 19 milionë euro.
Senegalezi do të vesh numrin 17-të në fanellën e Bayernit, e që tashmë janë duke menduar për ndeshjet parasezonale.

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj