Telenews

Zbulohet se kur do të nisë “Big Brother VIP Albania 5″

zbulohet-se-kur-do-te-nise-“big-brother-vip-albania-5″

Pas shumë pritjesh dhe aludimesh që qarkullonin prej muajsh, më në fund ka një datë zyrtare: “Big Brother VIP Albania 5” do të nisë në dhjetor. Lajmi u konfirmua përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare të programit, duke i dhënë fund misterit që ka shoqëruar këtë edicion.

Por fansat kanë vënë re diçka të rëndësishme: nisja e këtij edicioni është e vonuar në krahasim me sezonet e mëparshme, të cilat zakonisht fillonin në tetor ose fillim-nëntor. Kjo ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjete sociale, ku ndihet qartë padurimi i publikut.

Ndërkohë, një tjetër detaj ka ndezur edhe më shumë bisedat online. Ledion Liço, i shumëpërfolur si prezantuesi i “BBVA 5”, ka shpërndarë postimin zyrtar të Big Brother VIP Albania në rrjetet e tij sociale. Kjo lëvizje është parë nga fansat si një konfirmim i heshtur se ai do të jetë sërish në krye të spektaklit, ashtu si sezonin e fundit.

Edhe pse Top Channel nuk e ka bërë ende zyrtare, fakti që Ledioni ka reaguar menjëherë ndaj njoftimit ka mjaftuar që publiku ta konsiderojë këtë çështje të mbyllur.

Me njoftimin e vonuar dhe me konfirmimin e tërthortë të Ledionit, publiku është më kureshtar se kurrë për të mësuar: cilët VIP-a do të futen këtë sezon, çfarë ndryshimesh do të ketë në format, dhe si do të duket shtëpia e re, për të cilën përflitet se po pëson ndryshime të mëdha.

Të ngajshme

Tayna reagon për Gjestin: Artistët meritojnë drejtësi për krijimet e tyre

Valjeta Turkaj

Familjarët e Brikenës pak orë para “Prime”, kanë një kërkesë (Foto)

Valjeta Turkaj

Në muajin e Ramazanit, Genta Ismaili befason me postimin

KushtrimGuraj