Telenews

Zekirija Ramadani optimist për skuadrën që drejton, flet para ballafaqimit me Ballkanin

Edhe pse në dy xhirot e fundit ka pësuar dy humbje të papritura, skuadra e Gjilanit vazhdon të jetë prej klubeve pretendente kryesore për trofe në futbollin e Kosovës sivjet.

Pas 8 xhirove të luajtura në Albi-Mall Superligën e Kosovës, Gjilani renditet i 3-ti me vetëm katër pikë larg liderit, që e mban rivali lokal, Drita.

Trajneri i skuadrës së Gjilanit, Zekirija Ramadani në një intervistë për Telenews.al ka folur në lidhje me ekipin që drejton, duke u shprehur i bindur se gradualisht do ti arrijnë synimet.

“Atmosfera brenda skuadrës është pozitive si gjithmonë. Ne nuk e bazojmë atmosferën në rezultate, por me punën dhe harmoninë që e krijojmë brenda për brenda e kjo mendoj që veçse po pasqyrohet“.

Si e sheh ai këtë fillim-stinor të klubit që drejton, deri më tani, konkretisht a mendon se është i kënaqur me atë se çfarë po japin lojtarët e tij në fushë?

“Gjithmonë kërkohet më tepër dhe gjithmonë luftohet për të arritur më tepër. Jemi të kënaqur me atë se çfarë kanë treguar futbollistët deri më tani, por kuptohet se kemi mundur shumë më shumë. Në disa ndeshje jemi penalizuar edhe nga disa faktorë të tjerë të cilët kanë ndikuar direkt në rezultat, mirëpo ne merremi vetëm me vetën tonë dhe shikojmë vetëm punën tonë“, potencon trajneri shkupjan.

Duelin e radhës, Gjilani e zhvillon në këtë vikend, sa është i përgatitur Gjilani për këtë duel e tregon, Ramadani.

“Përgatitjet kanë nisur që pas ndeshjes me Llapin, sepse gjithmonë mendojmë për ndeshjen e radhës. Kemi disa mungesa për shkak të suspendimeve dhe lëndimeve, mirëpo edhe disa futbollistë janë rikthyer dhe shpresojmë shumë që ta ndihmojnë për këtë ballafaqim“.

E ardhmja e tij në skuader, a beson Ramadani se do të jetë së paku deri në fund të stinorit në stolin e klubit gjilanas? e ndoshta edhe më gjatë?

“Kam nënshkruar një kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi te Gjilani, por asnjëherë nuk e kam mendjen aty. Fokusi im është vetëm te puna dhe ndeshja e radhës, nuk dua të mendoj për asgjë tjetër“, thotë ai.

E krejt në fund, trajneri Ramadani zbulon edhe synimet e Gjilanit për këtë edicion.

“Ambicjet e klubit tashmë dihen dhe janë të qarta për publikun. Ne kemi ndërtuar një skuadër kompetitive dhe do të luftojmë deri në fund për t’i realizuar ato objektiva që na janë vënë para nga klubi“, mbylli deklarimin për Telenews.al, Zekirija Ramadani.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Ronaldo e shpall veten më të mirin në histori: Numrat flasin vetë –

KushtrimGuraj

Liridon Lecin e shkarkojnë nga emisioni “Dueli Sportiv”, pas incidentit me ish-futbollisten Aliu

Rrezarta Ramaj

Vinicius Jr rrezikon deri në katër ndeshje pezullim, mund të mungojë në “El Clasico” –

KushtrimGuraj