Zelanda e Re ka futur në listën e zezë ministrin rus për Zhvillimin Digjital Maksut Shadayev dhe 23 punonjës të medias për shkak të luftës në Ukrainë, njoftoi sot Ministrja e Punëve të Jashtme Nanaya Mahuta.
“Ministrja e Zhvillimit Digjital, Komunikimeve dhe Masmedias, Drejtori Ekzekutiv i Kanal-1 Rusi dhe personeli kryesor i mediave ruse, përfshirë InfoRos, Frontin e Jugut dhe Fondin për Kulturën Strategjike, u sanksionuan”, tha Mahuta.
Zelanda e Re ka vendosur më parë sanksione ndaj më shumë se 1200 individëve dhe subjekteve ruse dhe bjelloruse, të cilat përfshijnë ndalimin e transaksioneve të aseteve dhe ndalimin e hyrjes.
U futën gjithashtu kufizime të rrepta ekonomike, të cilat në mënyrë efektive ndaluan tregtinë midis Zelandës së Re dhe Rusisë.

