Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se numri i ushtarëve ukrainas të vrarë gjatë katër viteve të luftës me Rusinë ka arritur në 55 mijë.
Ky informacion u bë i njohur gjatë një intervistë të tij me televizionin francez France 2.
Përveç kësaj, shumë persona të tjerë janë shpallur të zhdukur.
Ndërkohë, edhe pse Kievi dhe Moska kanë publikuar shpeshherë të dhëna për humbjet e palës tjetër, ato kanë hezituar të japin detaje për humbjet e veta.
Në kontekstin e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës, presidenti amerikan Donald Trump ka udhëhequr negociatat për një marrëveshje paqeje.
Dërguarit e tij specialë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, zhvilluan bisedime të dyta me negociatorët rusë dhe ukrainas në Abu Dhabi, në një përpjekje për të arritur një marrëveshje paqeje. Bisedimet ishin “të detajuara dhe produktive”, por sipas Witkoff, ende ka shumë punë për të bërë.
Çështja më e vështirë mbetet ajo e territorit, me Rusinë që kërkon nga Ukraina të lëshojë pjesën tjetër të rajonit të Donbasit. Ky është një çështje delikate, që do të kërkojë ende shumë bisedime dhe kompromise për t’u zgjidhur.

