Telenews

Zelensky telefonon Ramën pas lajmit se Shqipëria do të hapë së shpejti ambasadë në Kiev

Pas lajmit se Shqipëria do të hapë së shpejti ambasadë në Kiev, pikërisht në 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes shteteve, kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Këtë telefonatë Zelensky e ka konfirmuar në rrjetin e tij social “Twitter” duke thënë se në fokus të bisedës ishte hapja e Ambasadës shqiptare në Ukrainë.

Veç këtyre temave ata kanë folur edhe mbi situatën në frontin e luftës duke falënderuar kryeministrin shqiptar edhe për mbështetjen dhe ndihmën e tij.

Të ngajshme

Dështon seanca ndaj të akuzuarit Valdrin Krasniqi për narkotikë, mbrojtja nuk posedon shkresat e lëndës

Yllka Gashi

‘Me zemër e krenari për çlirimtarët’, nxënësit e Malishevës dalin në protestë

Rrezarta Ramaj

14-vjeçari ndiqte shoqen e shkollës prej muajsh, e goditi disa herë me thikë pasi ajo e refuzoi

Yllka Gashi