Telenews

Zelensky thotë se nuk zmbrapsen, ”Do të vazhdojmë ta mbrojmë Tokën tonë”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky vazhdon të publikojë komente motivuese dhe të fuqishme drejt popullit të tij, për largimin e pushtimit rus nga territori i tyre.
Kreu i shtetit që prej javësh po lufton me regjimin rus, thotë se infrastruktura e Ukrainës vazhdon të shkatërrohet, por gjithçka do të restaurohet, vetëm se duhet ngulur mendjen se ky pushtes do të largohet.
”Rusia vazhdon të shkatërrojë infrastrukturën tonë, vazhdon të rrahë qytetet tona. Por ne do të restaurojmë çdo rrugë çdo qytet, çdo shtëpi, apartament i çdo ukrainasi. Tash që okupatori është ende në tokën tonë, duhet ta luftojmë sa të mundemi. Të mbrojmë qytetet, të mbrojmë fshatrat, të mbrojmë çdo metër të tokës sonë. Dhe çdo pjesë të zemrës sonë. Zemra ukrainase. Shpirti i Ukrainës. Ndihmojeni njëri-tjetrin! Mbështetni njëri-tjetrin! Mbajeni mbrojtjen lartë! Dhe mbrojeni shtetin! Së bashku do të fitojmë. Lavdi Ukrainës!”, shprehet Zelensky nëpërmjet një videoje të publikuar në llogaritë e tij zyrtare në rrjetet sociale. /Telenews.al/
 

Të ngajshme

Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes, Gani Geci vazhdon paraburgimin

Rrezarta Ramaj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

338 ditë në krye të partisë, Bedri Hamza e mbyll kapitullin si kryetari i PDK-së

Rrezarta Ramaj