Telenews

Zelensky tregon se çka i tha Trumpi për luftën me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas bisedave me liderë evropianë dhe presidentin amerikan, Donald Trump, ka thënë se së pari duhet të ketë armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës e pastaj garanci “të vërteta sigurie”.

Zelensky tha se Trumpi ia ka shprehur mbështetjen e tij të plotë në lidhje me këtë ‘kusht’ të homologut ukrainas.

“Për hir të së vërtetës, presidenti Trump e shprehu mbështetjen e tij për këtë. Rusia nuk mund të ketë të drejtë vetoje mbi perspektivat evropiane ose të NATO-s përballë Ukrainës,” tha Zelensky, shkruan CNN.

Tutje, presidenti ukrainas tha se sanksionet duhet të forcohen nëse Rusia nuk pranon armëpushimin në Alsakë.

“Putini po bën blof, sanksionet po e godasin rëndë ekonominë e luftës së Rusisë. Putin definitivisht nuk dëshiron paqe; ai dëshiron të pushtojë Ukrainën,” tha Zelensky.

Të ngajshme

KQZ mblidhet për certifikimin e 9 subjekteve politike

Erzana Fazliu

I dyshuari për krime lufte del para Gjykatës Themelore në Prishtinë

Erzana Fazliu

Shteti e kërkon ish-gruan e Feros me urdhërarrest ndërkombëtar

Erzana Fazliu