Telenews

ZGJEDHET KRYETARI I GJYKATËS KOMERCIALE TË KOSOVËS

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 283-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, ka bërë përzgjedhjen dhe emërimin e Kryetarit të Gjykatës Komerciale.
Takimi filloi me shqyrtimin e raporteve të kandidatëve për Kryetar të Gjykatës Komerciale, mandati i të cilit është pesë (5) vjeçar dhe do të fillojë nga data 21 prill 2022.

Sipas rekomandimeve të komisioneve vlerësuese për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash, zgjodhën gjyqtarin Mahir Tutuli, Kryetar i Gjykatës Komerciale.
Gjykata Komerciale është formuar bazuar në një Ligj të ri, të miratuar në legjislativën aktuale të Kuvendit të Kosovës.

Të ngajshme

Sa po ndikojnë rrjetet sociale në jetën tonë të përditshme?

Rrezarta Ramaj

Horoskopi ditor për sot, 10 tetor 2026: Çfarë kanë rezervuar yjet për të gjitha shenjat e zodiakut?

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 10 tetor

Rrezarta Ramaj