Telenews

Zgjidhet pesëshja më e mirë e Olimpiadës në basketboll, dy yje nga SHBA

Në pesëshen ideale përfshiheshin dy lojtarë nga skuadra që fitoi medaljen e artë SHBA, përkatësisht amerikanët LeBron James dhe Steph Curry.

Çmimi për lojtarin më të dobishëm të turneut shkoi për LeBron James, i cili shënoi mesatarisht 14.2 pikë, 6.8 kërcime dhe 8.5 asistime gjatë turneut.

Megjithatë, shumë amerikanë besojnë se është bërë një padrejtësi dhe se titulli MVP duhej t’i takonte Steph Curry (14.8 pikë, 3.2 kërcime dhe 2.5 asistime mesatarisht), i cili ishte lojtari më i mirë i SHBA-së në dy ndeshjet vendimtare, gjysmëfinale dhe finale.

Curryi ishte i pandalshëm ndaj Serbisë me 36 pikë në gjysmëfinale si dhe në finale ndaj Francës realizoi 24 pikë. /Telegrafi

Të ngajshme

Flick interesohet për ‘dështakun’ e Liverpoolit, dëshiron ta marrë te Barcelona

KushtrimGuraj

Kosova U20 me paraqitje pozitive, po rivalizon Zvicrën për një vend në gjysmëfinale

Donat Hashani

Arrihet marrëveshja, Unitedi e transferon Mbeumon për 82 milionë euro

Donat Hashani