Telenews

Zhduket një person në Gjakovë, vëllai i tij thotë se që tre muaj nuk i dihet vendndodhja

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të zhdukjes së një personi në Gjakovë.

Sipas raportit policor, një person ka raportuar se vëllai i tij para tre muajve i ishte në vizitë dhe prej asaj dite nuk i dihet vendndodhja.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Musa Zajmi” në Gjakovë.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se diku rreth tre muaj më parë, vëllai i tij ka qenë në vizitë dhe pas asaj vizite nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. 

Të ngajshme

Mbi 350 automjete të paregjistruara: Policia rrit kontrollin e trafikut në Prishtinë

Valjeta Turkaj

Rekord: Biletat për “Eurovision 2026” shiten brenda minutash

Valjeta Turkaj

Komuna e Obiliqit: Qytetarët e prekur nga vërshimet të paraqesin dëmet brenda afatit

Valjeta Turkaj