Telenews

Zhdukja e 45 vjeçares në Gjakovë, policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe gjetjen e Makfirete Kamer Avdylajt, e cila është raportuar e zhdukur në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, 45-vjeçarja, e lindur më 18 shtator 1980, është banore e lagjes “Brekoc” në Gjakovë.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, Policia ka bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat, në kuadër të përpjekjeve për gjetjen e saj.

“Luten të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur apo çfarëdo të dhënë tjetër që mund të ndihmojë në gjetjen e saj, të njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se çdo informacion mund të raportohet në numrat pa pagesë 192 dhe 0800 19999, përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com, si dhe përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

Policia ka falënderuar qytetarët paraprakisht për bashkëpunimin dhe ndihmën në lokalizimin e personit të zhdukur.

Të ngajshme

22 vjeçari që humbi jetën në aksidentin e Smrekonicës varroset sot

Yllka Gashi

Në pritje të ëmbël, Afrona Dika ekspozon barkun e rrumbullakosur

Yllka Gashi

Prizren: Arrestohen tre të dyshuar për fajde, policia publikon pamjet e aksionit

Yllka Gashi