Edon Zhegrova po vazhdon ta mahnit botën e futbollit me aftësitë e tij të jashtëzakonshme.
Ylli kosovar është bërë njëri prej futbollistëve më të mirë në ekipin e tij, Lille, por edhe në kampionatin francez të futbollit.
Numrat e tij flasin vetë dhe ata e kanë ngritur në piedestalin më të lartë të futbollit evropian, shkruan “Gazeta Express”.
Prishtinasi njihet për aftësitë e tij të jashtëzakonshme një kundër një, të cilat ia kanë mundësuar të bëhet njëri prej më të mirëve në Evropë.
Në fakt, 25 vjeçari e sheh veten në vendin e tretë në listën e lojtarëve me numrin më të madh të driblimeve të suksesshme në sezonin 2024/25 në pesë ligat më të forta evropiane.
Përfaqësuesi kosovar i ka bërë 68 driblime nga 145 tentime, që i bie 47 për qind të suksesshme, sipas faqes “PopFoot”.