Telenews

Zjarr i madh në një servis në Pejë digjen disa automjete, dëme të mëdha materiale

Në orët e hershme të mëngjesit është përfshirë nga zjarri një servis automjetesh në fshatin Katundi i Ri në Pejë, ku janë djegur një kamion, një autobus dhe tri vetura.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për Sinjalin ka bërë të ditur se zjarri është vërejtur gjatë patrullimit policor rreth orës 03:54 dhe njësitet kanë intervenuar menjëherë.

Sipas tij, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet dhe është nën hetim.

Të ngajshme

Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, i përmbahem marrëveshjes, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet –

KushtrimGuraj

Dyshohet për një person të vdekur te varrezat në Prizren –

KushtrimGuraj

Më 7 nëntor mbahet testi kualifikues për prokurorë të rinj, 453 kandidatë në provim –

KushtrimGuraj