Telenews

Zjarr në një banesë në Fushë Kosovë- tre persona dërgohen në QKUK

Një objekt banesor në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm. Si pasojë e zjarrit tre persona janë dërguar në QKUK për trajtim.

Zjarri ka ndodhur në rrugën “Shtjefën Gjeçovi”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili bëri të ditur se zjarri është lokalizuar, derisa hetimet për shkaqet e tij janë në vijim.

“Sot, rreth orës 08:00, policia ka pranuar informatën për një zjarr aktiv në një objekt banesor në rrugën “Shtjefën Gjeçovi”, në Fushë Kosovë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë angazhuar edhe zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor emergjent. Sipas të dhënave fillestare, tre persona janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Zjarri është lokalizuar, ndërsa hetimet për  shkaqet e tij janë në vijim”, tha Borovci

Të ngajshme

Kurti jep sinjale bashpunimi me partitë tjera: Do t’i takojmë e do të komunikojmë

Rrezarta Ramaj

Numërimi drejt fundit, LVV bie në 42.94 %, PDK 21.05% , LDK 17.63 %, AAK 7.18 %

Rrezarta Ramaj

Numërohen 100% të votave në Prishtinë, kjo është partia prijëse në kryeqytet

KushtrimGuraj