Telenews

Zjarri në Comodita, reagon Sveçla: Mbetet të bëhet përcaktimi i saktë i shkakut

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas përfshirjes nga zjarri të një pjese të fabrikës së Comoditës në Gjakovë mbrëmë.

Ai bëri të ditur se falë angazhimit të zjarrfikësve nga gjashtë komuna të tjera, përveç atyre të Gjakovës, zjarri është arritur të lokalizohet me sukses.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, theksoi se tashmë mbetet që ekipet profesionale të AME-së të hetojnë dhe të përcaktojnë me saktësi shkakun e këtij zjarri.

“Shfrytëzoj rastin të falënderoj secilin pjesëtar të AME-së, secilin zjarrfikës dhe anëtar të ekipeve të kërkim-shpëtimit, secilin pjesëtar të FSK-së, institucionet lokale, si dhe secilin qytetar për angazhimin dhe solidaritetin e treguar këto ditë”, ka shkruar ai.

Të ngajshme

Ngjarjet kryesore për sot

Donat Hashani

Moti për sot

Donat Hashani

Adelina falënderon votuesit e LDK-së dhe thekson nevojën për reflektim e ndryshim brenda partisë

KushtrimGuraj