Telenews

Zjarri në zonën malore në Mat, zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët

Një vatër zjarri vijon të jetë aktive prej dy ditësh në fshatin Lundre të Njësisë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat.

Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë pas konstatimit të flakëve dhe po punojnë intensivisht për vënien nën kontroll të situatës.

Ndërhyrja është vështirësuar për shkak të terrenit të thyer malor dhe erës së fortë, të cilat kanë favorizuar përhapjen e zjarrit.

Në terren ndodhen efektivë të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Mat, punonjës të Shërbimit Pyjor të Njësisë Administrative dhe struktura të tjera mbështetëse, të angazhuara për izolimin e vatrës së zjarrit.

Në zonën e prekur ndodhen edhe banesa, por aktualisht ato nuk paraqiten të rrezikuara, pasi ekipet zjarrfikëse kanë krijuar një perimetër sigurie për mbrojtjen e tyre.

Puna për shuarjen e flakëve vijon, ndërsa strukturat në terren po monitorojnë situatën për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Të ngajshme

Digjet një automjet “pick-up” në rrugën Suharekë–Prishtinë

KushtrimGuraj

Nuk e lejonte gruan të punonte, theu gotën mbi tavolinë duke i terrorizuar – 60-vjeçari ndalohet për dhunë në familje në Mitrovicë

KushtrimGuraj

Aksident në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, lëndohen tre persona

KushtrimGuraj