Një lokal është përfshirë nga zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë të enjten rreth orës 09:30.
Kështu ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Prishtinë.
Ahmeti ka thënë se nuk raportohet deri tani për të lënduar, pos dëmeve materiale.
Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin”.
“Zjarri është lokalizuar, raportohet vetëm për dëme materiale”, ka thënë Ahmeti./Telenews.al/

