Telenews

Zuckerberg parasheh që gjysma e kodit te Meta do të shkruhet nga AI deri në Vitin 2026

Gjatë një konference për zhvilluesit e Inteligjencës Artificiale të Meta-s, CEO Mark Zuckerberg zbuloi plane ambicioze për përdorimin e AI-së në zhvillimin e softuerit.

Në një bisedë kryesore me CEO-n e Microsoft-it, Satya Nadella, Zuckerberg parashikoi që deri vitin e ardhshëm, Inteligjenca Artificiale mund të jetë “përgjegjëse për deri në 50% të kodit të shkruar te Meta”.

Nadella tha se AI tashmë shkruan 20–30% të kodit në Microsoft, dhe disa projekte janë tërësisht të gjeneruara nga AI.

Zuckerberg shkoi edhe më tej, duke “vizatuar” një të ardhme ku inxhinierët do të funksionojnë si drejtues teknikë që menaxhojnë ekipe të agjentëve të AI-së.

Siç vlerësohet më tej, diskutimi theksoi një prirje gjithnjë në rritje në industrinë e teknologjisë: AI po kthehet nga një mjet ndihmës në një forcë kryesore në krijimin e kodit.

Dy drejtuesit folën gjithashtu për ndikimin më të gjerë të AI-së, nga sistemet agentike deri te ndikimi ekonomik global, duke reflektuar vizionin e tyre të përbashkët për një të ardhme të fuqizuar nga AI.

Të ngajshme

Vazhdon ‘ndjekja’ për Wikipedian

KushtrimGuraj

Data e publikimit të videolojës GTA VI po bëhet gjithnjë e më e sigurt

Valjeta Turkaj

Konzola Nintendo Switch 2 tashmë është shitur

KushtrimGuraj