Telenews

Zvicra po trajnon 160 mjekë nga Shqipëria për përballimin e urgjencave

Zvicra po ofron mbështetje konkrete për përmirësimin e sistemit të urgjencave në Shqipëri, duke trajnuar 160 mjekë dhe infermierë nga 16 bashki të ndryshme të vendit.

Ky angazhim vjen përmes Fondacionit Zviceran për Inovacion / Emergency Response Albania – ERA, i cili po sjell kapacitete dhe protokolle të avancuara për reagimin ndaj emergjencave mjekësore.

Trajnimet janë të fokusuara kryesisht tek mjekët e familjes dhe infermierët, që shpesh janë kontakti i parë me qytetarët në nevojë për ndihmë shëndetësore emergjente.

“Është thelbësore që njerëzit të marrin ndihmë dhe përgjigje ndaj urgjencave sa më shpejt të jetë e mundur dhe sa më afër vendit ku është e nevojshme”, ka deklaruar ambasadorja zvicerane në Shqipëri, Ruth Huber.

Mbështetja e Zvicrës për sistemin shëndetësor shqiptar synon të forcojë reagimin e shpejtë në situata emergjente dhe të rrisë sigurinë e pacientëve në nivel kombëtar.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj