Telenews

Zyrat për punësim në veri brenda pak ditësh të gatshme për qytetarët

Në mes zyrtarëve të Ministrisë së Financave dhe atyre të komunës së Zveçanit po nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi.

Kjo po bëhet që në kuadër të objektit të komunës të bëhet zyra për punësim që qëllim ka të ftoj qytetarët të aplikojnë për masën për punësim.

Ndonëse zyra nuk është akoma gati, kërkesa prej qytetarëve të komunitetit serb tashmë kanë nisur të adresohen.

“Vetëm ditën e djeshme rreth 18 kërkesa kanë qenë për punësim, të cilat janë edhe me shkrim. Sa I përket punësimit të qytetarëve të komunitetit serb nuk do të ketë problem, do të ketë numër të mjaftueshëm”, ka deklaruar Ilir Peci – Kryetar i Zveçanit.

Dhe kjo nuk ka ndodhur vetëm në këtë komunë.

Zëvendësministri i Financave, Agon Dobruna i tha televizionit që janë rrugës që një gjë e tilllë të bëhet edhe në komunat tjera veriore.

“Në komunën e Leposaviqit vetem e kemi përfundu këtë proces dhe me vendosjen e kryetarit ne komunën e Zvecanit kemi marr inicativë që edhe në Komunën e Zvecanit zyret e punësimit të bëhen pjesë e objektit komunal. Ka qenë një praktikë tek komunat veriore që institucionet e vendit të jenë në objekte qitamarrëse”, ka thënë ai.

Në Mitrovicën Veriore nuk është gati akoma zyra pikërisht për shkaqe teknike ndërsa edhe në Zubin Potok duket se ka mjaftë interesim nga komuniteti serb para se të bëhet gati zyreja.

“Po ka, ka disa raste me sa jam njoftuar disa raste që dëshirojnë të punësohen përmes zyrës së punësimit në subvencionimin e pagës prej 70%”, ka thënë Vedat Mehmeti – Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Zubin Potok.

Kjo masë ofron mundësinë e subvencionimit të 70% të pagës së punëtorëve të angazhuar për një periudhë prej gjashtë muajsh për cdo punëtor të angazhuar përmes masës.

Gjatë një thirrje të publikuar nga Ministria e Financave në fillim të kësaj jave, u bë e ditur se aktualisht për banorët në 4 komunat e veriut, në dispozicion janë gjithsej 302 vende të lira pune.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani