Telenews

Zyrtare: Andrey Santos transferohet te Manchester Unitedi

Manchester Unitedi ka zyrtarizuar transferimin e përhershëm të mesfushorit brazilian, Andrey Santos, nga Chelsea.

22-vjeçari iu bashkua Chelseat në vitin 2023, pasi u transferua nga Vasco da Gama, ndërsa gjatë qëndrimit të tij në “Stamford Bridge” u zhvillua në një nga talentet më premtues të futbollit brazilian, duke fituar edhe ftesën në Kombëtaren e Brazilit.

Një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të tij ishte huazimi 18-mujor te RC Strasbourg, ku ndihmoi skuadrën franceze të siguronte kualifikimin në UEFA Conference League. Gjatë kësaj periudhe ai u shpall edhe “Lojtari i Ri i Muajit” në Ligue 1 për muajin mars.

Në verën e vitit 2025, Santos u rikthye te Chelsea dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Botës për Klube. Ai largohet nga “Blutë” pas 47 paraqitjeve në të gjitha garat.

Shifra e këtij transferimi thuhet se është 56 milionë euro.

Të ngajshme

Qytetarja publikon gjendjen në Pediatrinë e QKUK-së: Nuk po kërkojmë luks, por minimumin

Rrezarta Ramaj

Ferati thoë se deri tani nuk është dorëzuar asnjë nënshkrim për Kuvendin e jashtëzakonshëm

Yllka Gashi

Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador

Yllka Gashi