SC Gjilani ka njoftuar se ka nënshkruar me futbollistin Besart Krivanjevan.
Krivanjeva ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi.
“26 vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e skuadrës së Engatias në kampionatin shqiptar, derisa më parë ka mbrojtur ngjyrat e dy skuadrave nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupit dhe Metalurgut”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ndryshe, ky është transferimi i parë i kësaj vere në anën e Gjilanit.

