Telenews

Zyrtare/ Davide Frattesi më në fund është futbollist i Lazios

Davide Frattesi është një futbollist i Lazios. Mesfushori italian nënshkroi kontratën me klubin bardhekaltër që arriti marrëveshjen me Interin për transferimin në Romë të futbollistit në formë huazimi me të drejtë blerjeje të kushtëzuar.

Në këtë mënyrë, Lazio derdh në arkat e kampionëve të Italisë 5 milionë euro për kalimin e përkohshëm, ndërkohë që çmimi i blerjes është 10 milionë euro. Për më tepër Inter ka edhe të drejtën e përfitimit të 50% të të ardhurave nga një rishitje e mundshme e Frattesit në të ardhmen.

 

 

‘Lazio komunikon se ka siguruar përkohësisht me të drejtë blerjeje përfundimtare futbollistin e Davide Frattesi nga Interi-lexohet në komunikatën e Lazios së cilës i bashkohet edhe njoftimi zyrtar i Interit.

‘Interi bën të ditur transferimin e Davide Frattersi te Lazio. Mesfushori 27 vjeçar transferohet përkohësisht te Lazio deri në fund të sezonin me klubin bardhekaltër që ka të drejtën e blerjes përfundimtare të tij’-theksohet në njoftimin e kampionëve të Italisë.

Të ngajshme

Mourinho po mendon ta zhvendosë Alexander-Arnoldin në mesfushë te Real Madridi –

KushtrimGuraj

Ylli i Arsenalit refuzon Galatasarayn, i thotë “jo” ofertës prej 45 milionë eurosh –

KushtrimGuraj

Një muaj paraburgim për Skender Llugiqin që bëri thirrje për pushkatimin e Haradinajt –

KushtrimGuraj