Telenews

Zyrtare: I biri i Fadil Vokrrit, Gramozi zyrtarisht kandidon për kreun e FFK-së

Për të parin e FFK-së kandidaturën e kanë shpallur Agim Ademi, Remzi Ejupi, Arianit Ahmeti, por këta dy të fundit janë tërhequr nga gara.
I fundit që është paraqitur si kandidat për kryetar të FFK-së, madje zyrtarisht është Gramoz Vokrri, djali i ish kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrrit.
Ai ka thënë se ka marr përkrahjen nga një numër i konsiderueshëm klubesh, që ia mundësojnë të kandidojë për këtë pozitë.
“Futbolldashës, futbollistë, punonjës sportiv dhe ju donatorë të klubeve të futbollit në vend ndër vite, të gjithë pa dallim”.
“Pas mbështetjes që më ofruan një numër i konsiderueshëm i klubeve, ju njoftoj se nesër në ora 11:00 do të bëhet deponimi i nënshkrimeve, nënshkrime këto që më bëjnë edhe zyrtarisht kandidat për Kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës”.
“Duke uruar për një proces fer, korrekt dhe transparent, ju përshëndes përzemërsisht dhe njëkohësisht kërkoj përkrahjen tuaj. Me respekt dhe fair play”, thuhet në njoftimin e tij.
Kuvendin Zgjedhor do të mbahet më 6 prill.

Të ngajshme

Luis Suarez s’e tradhton Messin, afër marrëveshja e re me Inter Miamin

KushtrimGuraj

Britania do të transferojë 2.8 miliardë euro nga shitja e Chelseat në fondin për Ukrainën

KushtrimGuraj

Shkëmbim spektakolar: Gabriel Jesus në janar te gjiganti italian

KushtrimGuraj