Telenews

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

zyrtare:-lindon-emerllahu,-lojtar-i-ri-i-cfr-cluj

Klubi rumun, CFR Cluj ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Lindon Emërllahu nga Ballkani.

Disa ditë pas konfirmimit të transferimit të Emërllahut në Rumani, tani ka ardhur edhe zyrtarizimi.

Është faqja zyrtare e CFR Cluj, e cila ka njoftuar se mesfushori therandas është tashmë lojtari më i ri i tyre.

“Lojtari më i mirë në Kosovë, në CFR Cluj!. Tani është zyrtare! Klubet CFR 1907 Cluj dhe FC Balkkani kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të ri Lindon Emërllahu”.

“Mirësevini Lindon, dhe shumë suksese të tjera në fanellën e qershive!”, thuhet në njoftimin e CFR Cluj.

Ndryshe, presidenti i klubit rumun, Nelu Varga ka konfirmuar se për Emërllahun kanë paguar 700 mijë euro dhe 15 për qind të një transferim të ardhshëm.

Të ngajshme

Man Utd dhe Chelsea garojnë ‘kokë për kokë’ për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

KushtrimGuraj

Van Dijk ‘joshet’ nga Barcelona, lë hapur derën për transferim gjatë verës

KushtrimGuraj

Klubi i madh italian synon shërbimet e Van Dijkut

KushtrimGuraj