Telenews

Zyrtari policor Avdi Hoti nderohet me letër falënderimi, pasi i shpëtoi jetën një 9-vjeçareje

Zyrtari policor Avdi Hoti, njëherësh kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka pranuar një letër falënderimi nga familja Bytyqi, pasi me reagimin e tij të shpejtë dhe profesional i shpëtoi jetën një vajze 9-vjeçare.

Ngjarja ndodhi më 24 korrik në autostradë, pranë “Kronit të Mbretit”, kur familjarët ndaluan veturën e Hotit duke kërkuar ndihmë urgjente për vajzën, e cila kishte humbur vetëdijen dhe nuk merrte frymë.

Hoti i ofroi menjëherë ndihmën e parë, njoftoi Policinë përmes numrit emergjent 192 dhe, falë ndërhyrjes së tij, arriti t’ia rikthente frymëmarrjen vajzës deri në mbërritjen e autoambulancës, e cila më pas e transportoi për trajtim mjekësor.

Në letrën e falënderimit, familja Bytyqi shprehu mirënjohjen e thellë për profesionalizmin, qetësinë dhe humanizmin e treguar nga Hoti, duke theksuar se reagimi i tij ishte vendimtar për shpëtimin e jetës së vajzës.

Ky rast është vlerësuar si një shembull i përkushtimit dhe humanizmit që zyrtarët policorë tregojnë në mbrojtje të jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

Të ngajshme

U ndalua në kufi sapo hyri në Kosovë – 49-vjeçari nga Lipjani përfundon në Qendrën e Paraburgimit –

KushtrimGuraj

E rëndë në Gjilan: 28-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve nga aksidenti – shoferi i Mercedesit vetëm 16 vjeç –

KushtrimGuraj

E rëndë në Prizren: 18-vjeçari që ra nga kati i katërt i “Fat Group – 1” në Prizren nuk u mbijetoi plagëve –

KushtrimGuraj