Telenews

ZYRTARI UKRAINAS TREGON ÇËSHTJET QË U BISEDUAN ME RUSËT NË TURQI

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak përshkroi të martën disa nga çështjet që u diskutuan në bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll të martën – të cilat tani kanë përfunduar – duke thënë se kishte “konsultime intensive” për disa çështje.
“Kryesorja është marrëveshja për garancitë ndërkombëtare të sigurisë për Ukrainën. Vetëm me këtë marrëveshje ne mund t’i japim fund luftës siç i duhet Ukrainës”, ka thënë Podolyak.
Ai i është referuar një qëndrimi të gjatë të qeverisë ukrainase se Ukraina do të miratonte statusin neutral vetëm nëse sigurohet një gjë e tillë.
Grupi i dytë i çështjeve, shtoi Podolyak, “është çështja e një armëpushimi, në mënyrë që të gjitha problemet humanitare të mund të zgjidhen”.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se ka një krizë të madhe humanitare në qytetet që kanë qenë nën bombardimet e rënda ruse, duke përfshirë portin e rrethuar të Mariupol.
Podolyak gjithashtu aludoi në video dhe prova të tjera që janë shfaqur për keqtrajtimin e dukshëm të të burgosurve dhe shkelje të tjera të mundshme të ligjeve të konfliktit të armatosur.
“Dëshiroj gjithashtu të theksoj se sot kemi një problem tjetër që po rritet, problemi i përshkallëzimit të luftës, përshkallëzimi i urrejtjes, përshkallëzimi i shkeljeve të zakoneve dhe rregullave të luftës, jo vetëm në fushën e betejës”, tha Podolyak.

Të ngajshme

Shpërthen bombola e gazit në Prishtinë, policia jep detajet

Donat Hashani

Sulmohet nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së infermierja shtatzënë

Donat Hashani

Hovenierit i jepet ‘Çelësi i Qytetit’, të Prishtinës në përfundim të mandatit në Kosovë

Erzana Fazliu