Telenews

10 arsye pse meshkujt pëlqejnë femra më të mëdha në moshë…

Një studim i fundit ka zbuluar se meshkujve
të moshave 20 – 29 vjeç u pëlqen të frekuentojnë femra më të mëdha në moshë.

Ky studim do të rrëzonte teoritë e kërkimeve
të mëparshme, sipas të cilave meshkujt dashurojnë mbi të gjitha rininë tek një
femër.

Por ky studim i vitit 2015 tregon se shijet
kanë ndryshuar bashkë me shoqërinë. Meshkujt, mesa duket, nuk janë më të
njëjtët! Por jo vetëm ata.

Sipas psikologut Sam Owen, i cili ka shpjeguar
këtë dukuri për Huffington Post, edhe vajzat e reja tani janë të vetëdijshme
për tërheqjen që kanë femrat më të pjekura tek djemtë.

Sidoqoftë, shumica e meshkujve që kanë
parapëlqyer një femër më të madhe në moshë, kanë zgjedhur një ndryshim prej jo
më shumë se 10 vitesh.

Por çfarë gjejnë ‘djaloshët’ tek femrat më të
pjekura që i tërheq kaq shumë? Ne ju sjellim 10 arsyet që janë votuar më tepër
në sajtin më të madh të meshkujve në botë, Askmen.com.

Femrat e rritura janë të pavarura

Një ndër gjërat që ne dashurojmë tek femrat e
rritura është pavarësia e tyre. Në ka diçka që i karakterizon ato, është fakti
që ndihen shumë mirë edhe vetëm. Kanë kaluar shumë përvoja lidhjesh dhe
ndarjesh, ndaj e dinë shumë mirë si t’ia dalin pa një mashkull që tu qëndrojë
pranë në çdo moment. E dinë fare mirë se nuk kanë nevojë për një të dashur për
t’u ndjerë të lumtura. Kjo do të thotë, që ajo janë përgjithësisht më pak të
ngjitura, më pak qaramane, ndaj një marrëdhënie me një femër të pjekur është
gjithmonë më e thjeshtë.

Femrat e rritura janë më të sigurta në
vetvete

Femrat më të mëdha zakonisht e kanë më të
qartë se kush janë dhe se çfarë duan. Rrjedhimisht, ato janë më pak të
ndrojtura karshi meshkujve dhe më pak të prirura për të bërë lojëra. Nëse një
femër tek të 20-at të humb shumë kohë duke bërë rolin e të vështirës, ose duke
u përpjekur të të bëjë xheloz, një femër 5 apo 10 vjet më e madhe
përgjithësisht del drejt e në temë dhe flet hapur për ndjenjat e saj apo edhe
nëse nuk ndjen diçka.

Kjo mënyrë e drejtpërdrejtë është shumë
tërheqëse saqë, mund të jetë edhe eksituese.

Femrat e rritura bëjnë biseda të këndshme

Një bisedë e këndshme është një nga ato gjëra
që vjen rrallë e më rrallë në takime me femra të ndryshme. Femrave më të reja
përgjithësisht u mungon aftësia për të bërë bisedën interesante jo sepse janë
femra, por sepse janë të reja. Është e thjeshtë: femrat e rritura kanë jetuar
më gjatë. Ato kanë parë gjëra, kanë bërë gjëra, kanë qenë nëpër vende!

Kanë histori më interesante për të rrëfyer,
dhe kjo i bën ato biseduese më të mira. Mos e nënvlerësoni rëndësinë e të
folurit, sepse është pikërisht ajo që e mban gjallë një marrëdhënie edhe pasi
shkëndijat e pasionit fillestar janë fikur.

Femrat e rritura kanë më shumë para

Mund të duket shumë përfituese kjo pikë, por
ne na pëlqen ta mendojmë si pragmatizëm. E vërteta është se femrat e rritura
kanë përgjithësisht më shumë para se vajzat e reja. Jo se kjo është gjëja më e
rëndësishme kur nis të njohësh dikë, por është shumë lehtësuese të dish se nuk
e ke për detyrë të paguash ti çdo herë që del me dikë!

Femrat e rritura janë më të pjekura në
miqësi

Vajzat e reja janë përgjithësisht shumë të
dhëna pas grupit të shoqeve të tyre. Mesazhe, telefonata…ato raportojnë
gjithçka tek shoqet e tyre, dhe i pyesin ato për gjithçka përpara se të marrin
edhe vendimin më të parëndësishëm. Kur kërkon të bësh ndonjë plan, ato merren
një herë vesh me Lelën dhe Lolën… Është e lodhshme!

Ndërsa femrave të rritura nuk para u intereson
mendimi i mikeshave të tyre. Nuk e ndjejnë të nevojshme të këshillohen me to
për vendimet që marrin; besojnë më tepër tek vetvetja dhe mbështeten vetëm tek
vetvetja. Kanë patur përvojë të mjaftueshme me “Shoqet për kokë” që fusin
hundët kudo dhe më shumë prishin punë sesa ndihmojnë. Ndaj, e kanë më të
përqëndruar shoqërinë e tyre dhe janë më të arsyeshme.

Me femrat më të rritura takimet janë më të
këndshme

Ajo që i bën femrat e rritura një mundësi më e
mirë takimi, është se kanë shije më të sofistikuara. Ato bëjnë gjëra prej të
rriturish dhe kjo është diçka që të bën t’i dashurosh. Nuk u intereson të bëhen
tapë e më pas t’u bjerë të fikët në banjën e klabit. Nuk u pëlqen të harbohen
në pistën e kërcimit me muzikë shumë të lartë elektronike; ato e kanë kaluar
fazën e rebelimit dhe nuk e kanë të nevojshme të tërheqin vëmendje kudo.

Femrat e rritura nuk bëjnë skena dramatike

Mbase sepse shumica e vajzave të reja
përjetojnë dashuritë e tyre të para, ato duken të papërgatitura për t’u
përballur me lëkundjet e jetës dashurore. Dashuria e parë; tradhtitë e para;
mbase është diçka e tepërt për to. Për shkak të papjekurisë që kanë, priren për
të zmadhuar çdo gjë, sado e parëndësishme qoftë ajo. Kur del me një vajzë të
re, gjithçka kthehet në një katastrofë, në një skenë, në një krizë nervore.
Edhe përse mund të na duket pa kuptim, e kemi të pamundur të mos zhytemi në qerthullin
dramatik që ato krijojnë.

Ndërsa femrat e rritura janë më të ftohta
karshi gjërave; ato dinë si të përballojnë ngjarjet e jetës dashurore dhe mund
t’i kalojnë ato edhe vetë.

Femrat e rritura kanë më shumë përvojë
seksuale

Ndoshta arsyeja më e përhapur dhe më e
rëndësishme përse meshkujt parapëlqejnë të dalin me femra më të mëdha është
seksi. Femrat e rritura janë më të mira në shtrat. Pikë. Ato i kanë tejkaluar
me kohë pasiguritë për trupin e tyre, mënyrën sesi duken, se nuk dinë të sillen
në shtrat e gjëra si këto. Ndihen shumë mirë me veten, sido që të jenë. Përveç
kësaj, ato dinë ta kthejnë krevatin në një skenë shumë interesante, sepse i
kanë kaluar përvojat fillestare dhe janë në kërkim të eksperimenteve të reja.

Femrat e rritura kanë më shumë përvojë me
lidhjet

Ato dinë si t’i përballojnë momentet e këqija
në një marrëdhënie, pasi i kanë kaluar ato me kohë, ndaj dinë shumë mirë se
çfarë duhet të bëjnë dhe si të sillen. Ato nuk kanë pritshmëri aq të larta tek
meshkujt, si vajzat e reja, të cilat na idealizojnë dhe pastaj zhgënjehen kur
kuptojnë se ne jemi thjesht njerëz. Femrat e rritura dinë përgjigjen e duhur
për çdo fjalë gjatë zënkës, duke sheshuar konfliktet çka e ndihmon një
marrëdhënie të zgjasë.

Femrat e rritura e vlerësojnë kohën që
kalojmë bashkë

Ato e kanë shumë të qartë se çfarë është e
rëndësishme në jetë, ndaj e çmojnë më tepër çdo moment që kalojmë bashkë dhe
janë dëgjuese më të mira kur ne kemi nevojë të flasim. Kjo është ajo që ne
dashurojmë më shumë prej tyre. Ndërsa vajzat e reja nuk i marrin seriozisht
meshkujt apo marrëdhëniet me to, një grua e pjekur arrin ta vlerësojë kur në
krah ka një mashkull të mirë. Ajo e njeh se çfarë ka përreth, e di se çfarë do
të gjejë ndaj, nuk të merr për të mirëqenë.

The post 10 arsye pse meshkujt pëlqejnë femra më të mëdha në moshë… appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Gjendet i vdekur një burrë në shkallët e një ndërtese në Gjakovë

Valjeta Turkaj

Vetaksident në Baicë të Istogut, lëndohet një person

Valjeta Turkaj

Rivarroset Sinan Dauti, 9-vjeçari që u plagos dhe u zhduk në Mitrovicë gjatë luftës

Valjeta Turkaj