Telenews

13 zyrtarë policorë i bashkohen Njësitit të Mbrojtjes së Afërt

Gjatë ditës së sotme, në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, pas trajnimit 12 javorë nga instruktorë të Policisë së Kosovës të certifikuar ndërkombëtarisht, është mbajtur ceremonia e diplomimit për 13 zyrtarët policorë të cilët përfunduan trajnimin për Njësinë e Mbrojtjes së Afërt.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të pranishëm në ketë ceremoni të diplomimit ishin drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Hoxha, Kastriot Jashari nga AKSP, menaxhmenti i lartë i PK-së si dhe eprorë e zyrtarë nga Departamenti i Njësive Special të PK-së.

“Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua drejtori i PK-së kolonel Hoxha, i cili uroi zyrtarët për përfundimin e këtij trajnimi ndër më sfiduesit në Policinë e Kosovës si dhe në të njëjtën kohë i inkurajoi që të punojnë me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij kursi janë certifikuar edhe 3 instruktorë nga FSK-ja edhe AKI–ja

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 28 gusht

Rrezarta Ramaj

Vdes Egzon Bytyqi, i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë –

KushtrimGuraj

Shefi i UNMIK-ut kërkon veprime urgjente kundër dhunës ndaj grave –

KushtrimGuraj