Telenews

15 vjet nga rënia e Enver Zymberit, polici që u bë Hero i Kosovës

Sot shënohen 15 vjet nga aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), i cili do të mbetej një nga momentet më të rëndësishme në përpjekjet për shtrirjen e autoritetit të institucioneve të Kosovës në veri të vendit.

Mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011, pjesëtarët e ROSU-së u nisën drejt pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, me qëllim marrjen nën kontroll të tyre dhe vendosjen e rendit institucional në këto pika kufitare.

Por aksioni u përball me rezistencë nga strukturat ilegale serbe në veri. Gjatë përleshjeve, polici i Njësisë Speciale, Enver Zymberi, u qëllua për vdekje, duke rënë në krye të detyrës për mbrojtjen e rendit dhe ligjit në territorin e Republikës së Kosovës.

Rënia e tij u kthye në simbol të përkushtimit dhe sakrificës për shtetin e Kosovës. Për trimërinë e treguar, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e dekoroi Enver Zymberin me titullin “Hero i Kosovës”, me motivacionin:

“Për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Pesëmbëdhjetë vjet më pas, emri i Enver Zymberit vazhdon të kujtohet si i një polici që dha jetën në shërbim të vendit dhe u bë pjesë e historisë së Kosovës.

Të ngajshme

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore

Blearta

Çka ndodh kur pini kafe në barkun bosh?

Blearta

Rritet edhe për disa centë çmimi i naftës në Kosovë

Blearta