Një 16-vjeçar në Ferizaj është goditur nga një veturë në fshatin Prelez i Jerlive në Ferizaj.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se 16-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Rreth orës 12:00 në rrugën magjiatrale Ferizaj-Prishtinë saktësisht në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku një veturë ka goditur një këmbësor 16 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Ekipe të policisë së komunikacionit rrugor kanë në vendin e ngjarjes, të cilët po e hetojnë rastin”, thotë ai.

