Telenews

17 vjet shtet, Osmani falënderon Trump për letrën e urimit

17-vjet-shtet,-osmani-falenderon-trump-per-letren-e-urimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar presidentin Donald Trump për letrën e urimit.

“Falënderoj Presidentin Trump për letrën e urimit për përvjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Trump theksoi mbështetjen e fortë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përmendur angazhimin e SHBA-së për ndërtimin e një shoqërie demokratike.

“Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi”, thuhet në mesazhin e presidentit Trump.

Në letër, Trumpi ka thënë se integrimi i Kosovës në komunitetin euroatlantik është shumë i rëndësishëm, derisa tha se vlerëson mbështetjen e Kosovës për Ukrainën.

/GazetaSinjali/

The post 17 vjet shtet, Osmani falënderon Trump për letrën e urimit appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

KushtrimGuraj

Ekskluzive | Policia në ndjekje të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlindës –

KushtrimGuraj

Senatorët amerikanë i kërkojnë qeverisë së re serbe normalizim raportesh me Kosovën –

KushtrimGuraj