Telenews

19 vjeçari që humbi jetën mbrëmë në Arllat të Drenasit

Mbrëmë rreth orës 18:00, në Arllat të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë ka goditur të riun Eduart Bujupi, i cili pas disa orëve trajtim në QKUK ka vdekur.

Shoferi që ka goditur viktimën ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është identifikuar. Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Në Arllat ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti deri më tani të panjohur, pasi që ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe këmbësorit, viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësor i cili është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Disa lagje të Prishtinës pa ujë që nga ora 14:00, banorët ankohen për mungesë përgjigjeje

Rrezarta Ramaj

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Rrezarta Ramaj

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj