Telenews

20 Maj, Dita Botërore e Bletëve

 

 

Dita botërore e bletëve është një ditë ndërkombëtare që kujtohet 20 majin e çdo viti, me qëllimin për të sensibilizuar opinionin publik për rëndësinë e këtyre pjalmusve, për kërcënimet me të cilat përballen dhe me kontributin e tyre për zhvillimin e qëndrueshëm. Bletët, fluturat, lakuriqët e natës e të tjerë të ngjashëm, lejojnë që shumë bimë të riprodhohen, përfshirë këtu edhe kultura të shumta ushqimore.

Në 18 tetor 2017, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përcaktoi 20 majin si ditën kombëtare të bletëve.

Bletët, fluturat dhe të tjera insekte kanë ndikim thelbësor në ushqime të tilla si frutat apo perimet që varen drejtpërdrejtë nga pjalmuesit. Por bletët janë gjithnjë e më të kërcënuara nga aktiviteti njerëzor.

20 Maji është dita botërore e bletëve, një insekt kaq i rëndësishëm për jetën në planetin tonë. Me aktivitetin e tyre ato kontribuojnë në të gjithë zinxhirin tonë ushqimor pasi nëpërmjet tyre kryhet pjalmimi dhe bleta kontribuon në ripërtëritjen e natyrës dhe ruajtjen e ekosistemit. Ekspertë të fushës në eventet e organizuara me këtë rast bëjnë thirrje për të ruajtur bletët, si një aset mjaft i rëndësishëm i jetës. Bleta shëtit lule më lule duke u ngarkuar dhe rikthehet për 120 deri në 150 000 herë për të prodhuar 1 kg mjaltë,  me 1/3 e ngarkesës së peshës së saj. Humbja e bletëve çdo vit dhe trajtimi jo i mirë i tyre për një sërë arsyesh bën që kjo çështje të kthehet në në shqetësim për jo pak vende të globit, ndaj gjithnjë e më tepër shtohen thirrjet dhe bëhet apel për ta ruajtur këtë insekt.

Të ngajshme

Kurti uron kryeministrin Mickoski për pozitën e re: Mezi pres t’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale me Maqedoninë e Veriut

Donat Hashani

Deklarata brilante e Daliqit për futbollistin e tij: “Këtij lojtari i kërkoj falje, e meriton”

Donat Hashani

Lajçak për Draftin e Asociacionit: Nuk do të propozoja kurrë diçka që nuk do ta propozoja për vendin tim

Donat Hashani