Telenews

2024 | Dialogu Beograd-Prishtinë në ngërç

Dialogu Beograd-Prishtinë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, nuk solli asnjë progres në 2024.

Në maj, aspiratat e Kosovës për t’u bashkuar me Këshillin e Evropës morën një përgjigje negative, dhe në gusht tensionet u rritën sërish në veri të Kosovës.

Kjo ndodhi pas një operacioni të Policisë së Kosovës që çoi në mbylljen e institucioneve serbe mbetura, përfshirë shërbimet komunale, fondin e pensioneve dhe ndërtesën e autoriteteve të përkohshme të komunës së Mitrovicës.

Më 29 nëntor, një shpërthim dëmtoi kanalizimin e ujit Ibar-Lepenac në Zubin Potok.

Kosova dhe Serbia e akuzuan njëra-tjetrën për këtë incident, ndërsa BE-ja dhe SHBA-ja e dënuan sulmin dhe mbështetën një hetim të plotë.

Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë ende në fuqi.

U tha se BE-ja do të “heqë gradualisht këto masa në përputhje me hapat e mëtejshëm të Kosovës për deeskalimin e tensioneve në veri”.

Po ashtu, BE-ja vazhdon të kërkojë nga Kosova që të krijojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Të ngajshme

Kurti takon vizitorët e parë pa viza nga Bosnja

Majlinda Bytyqu

Prishtina zë vendin e pestë në botë për ajrin më të ndotur

Majlinda Bytyqu

Presidentja Osmani nuk e fali asnjë të burgosur as gjatë vitit 2024

Erzana Fazliu