Sipas tij janë bërë më shumë se 20 ditë ku peticioni është dërguar në Kuvendin e Kosovës, por që ai ka ngreh dyshime se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve apo edhe Kuvendi i Kosovës po heshtin karshi kësaj kërkese.
Haxhiu ka thënë se kërkesat e qytetarëve nuk guxojnë të injorohen në këtë mënyrë nga institucionet që burojnë nga qytetarët
Reagimi i plotë:
Kush po e shkel Ligjin për Nismat Legjislative, Kuvendi apo KQZ-ja?
Me 15.07.2022 grupi i qytetarëve “Pro tërheqjes 30% të Trustit” kanë dorëzuar në Kuvend 21.398 nënshkrime për nismen legjislative për Trustin të cilat do të duhej të verifikoheshin brenda 15 ditëve dhe pastaj të hapet rruga për votim të Projektligjit nga Kuvendi i Kosovës.
1. Lista që përfshinë të paktën dhjetëmijë (10.000) nënshkrime verifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve.

