Telenews

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e saj për 24 orët e fundit, ku bëhet e ditur se janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë shqiptuar mijëra tiketa për shkelje të rregullave në komunikacion.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 24 aksidente trafiku me persona të lënduar, ndërsa 41 aksidente të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Po ashtu, njësitet policore të trafikut kanë shqiptuar 2 mijë e 598 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të shtojnë kujdesin gjatë vozitjes, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Të ngajshme

Tre kosovarë arrestohen në Durrës, kapen 80 kilogramë kanabis me vlerë rreth 1 milion euro

Yllka Gashi

Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Estonisë dhe babai i Kaja Kallas

Yllka Gashi

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Yllka Gashi