Telenews

25 vjet nga masakra e Rezallës

Sot bëhen 25 vjet nga masakra e Rezallës së Skenderajt. Më 5 prill të vitit 1999 në këtë fshat ishin vrarë 88 civilë, 42 prej të cilëve ishin hedhur në një gropë, por që më 16 maj ishin zhvarrosur kufomat e tyre dhe ishin dërguar në drejtim të panjohur, për të mos ditur fatin e tyre deri në ditën e sotshme.

Fshati kodrinor i Rezallës mbahej për strehë të sigurt, ngaqë ishte fare afër vendit ku Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte selinë.

Forcat serbe mbërritën në fshat herët në mëngjesin e kësaj dite, hynë nëpër shtëpitë e fshatarëve dhe i dogjën ato. Një pjesë e madhe e burrave të fshatit ishin sipër në kodra në atë kohë, por shumë kishin rënë në duar të serbëve.

Burrat ishin urdhëruar të shkonin drejt një kodre. Ua kishin lidhur duart pas shpine dhe i kishin rrahur për vdekje. Gjatë gjithë ditës torturës i ishte nënshtruar edhe një djalë që atëkohë kishte mbushur vetëm të trembëdhjetat. Kur ishte ofruar mbrëmja, kishte ardhur koha e ekzekutimit. Ishin urdhëruar të bëheshin rresht për dy dhe pastaj 30 policë kishin qëlluar në drejtim të tyre.

Të ngajshme

Shqiptarët në SHBA protestojnë para selisë së OKB-së kundër vendimit të Speciales

Yllka Gashi

Aktivizimi i semaforëve bllokon rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

Yllka Gashi

Takimi Kurti-Kallas, Behrami: Pas vendimit në Hagë, tash presioni do të jetë shumë i madh

Yllka Gashi