Telenews

25 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

​25 vjet më parë në Burgun e Dubravës u krye njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë ndaj shqiptarëve nga regjimi i kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Masakra në Burgun e Dubravës është kryer prej datës 19 deri më 24 maj të vitit 1999 dhe aty u vranë 160 të burgosur shqiptarë, si dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë.

Brenda burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të vrarëve në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.

Ende për këtë masakër nuk është dënuar askush./KP

source

Të ngajshme

“Jepni dorëheqje”, protestuesit kërkojnë llogaridhënie para Ministrisë së Drejtësisë

Rrezarta Ramaj

Lajm i mirë nga Roma, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin, ndërhyrja i shpëton syrin

Rrezarta Ramaj

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Rrezarta Ramaj