Telenews

25 vjetori i Masakrës së Tuzusit, Osmani: Vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka përkujtuar viktmat e Masakrës Tusuz (Lagjja e Trimave) në Prizren në 25 vjetorin e rënies së tyre.

Presidentja Osmani përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” shkroi se “më 26 maj 1999-të, atje forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, vranë mizorisht 27 banorë dhemasakra e Tusuzit ndodhi në pragun e lirisë së Kosovës.

Osmani tha se “kjo lagje shquhet për kontributin e dhënë dhe sakrificën për lirinë e Kosovës, ndaj vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni”.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët dhe të gjithë të rënët për liri!”, tha Osmani.

source

Të ngajshme

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Erzana Fazliu

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Erzana Fazliu

Era Istrefi i bën vetes dhuratë luksoze për ditëlindje – një BMW X7

Erzana Fazliu